Ronald Koeman është shkarkuar të mërkurën mbrëma nga posti i trajnerit të Barcelonës.
Deri të ky vendim i drejtuesve të ‘Blaugranëve’ erdhi për shkak të humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano, humbja në El Classico 1-2 nga Real Madridi dhe ecurisë aspak të mirë të rezultateve.
Sipas raportimit të ‘El Pais’, Barcelona duhet t’i paguajë 12 milionë euro trajnerit holandez për shkëputjen e kontratës.
Kjo shumë do ta rëndojë edhe më shumë problemet financiare nëpër të cilat po kalon klubi ‘katalunas’.
Pasues i Ronald Koemanit te Barcelona pritet të jetë Xavi Hernandez, zyrtarizimi i të cilit thuhet se është çështje kohe.