Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Dinamos, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 19:45, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Diego Longo është dhe mesfushori dhe njëkohësisht kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi i cili ka analizuar këtë takim:
“Dinamo është shumë herë kampion i Shqipërisë dhe ka shumë trofe.
Është për t’u vlerësuar. Ka lojtarë me eksperiencë dhe të rinj.
Ne i respektojmë të gjithë.
Fusha e tregon se kush do jetë fitues", tha Taipi.