Real Madrid nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 0-0 në shtëpi kundër Osasuna-s në javën e 11-të të La Liga-s.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri Ancelotti dhe lojtarët e Real janë ankuar për minutat shtesë te arbitri Grado.
“Vetëm katër minuta? 4? Pse 4 minuta?”, kanë thënë Vinicius, Rodrigo, Militao dhe Ancelotti.
“Kishit 90 minuta, mos u ankoni për një minutë”, ka qenë përgjigja e gjyqtarit.