Lautaro Martinez dhe klubi i Interit raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Martinez ka nënshkruar sot kontratën e re me kampionin në fuqi italian.
Sipas Romanos, sulmuesi argjentinas ka vazhduar kontratën edhe për tri vite. Kontrata e re e tij do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Gjithashtu thuhet se klauzola e lirimit prej 111 milionë eurove është larguar.
Zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi i Interit pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.