Gjigandi gjerman në kërkim të një sulmuesi të ri që mund të jetë partner i Lewnadowskit në repartin e sulmit.
Bayern Munich është duke u përgatitur që të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Napolit Victor Osimhen, raporton “Calcio Mercato”.
Sulmuesi 22 vjeçar e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë me skuadrën italiane, ku ka regjistruar nëntë gola në 11 paraqitje, përcjell KosovaPress.
Thuhet se Bayerni mund të bëjë ofertë drejt Napolit për Osimhen këtë afat kalimtar dimëror, por krerët e skuadrës italiane kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë ndonjë shumë më pak se 100 milionë euro.