Xavi Hernandez ka heshtur lidhur me spekulimet që e lidhin me Barcelonën.
Barcelona e ka emëruar Sergi Barjuanin në postin e trajnerit të përkohshëm të skuadrës, një ditë pas shkarkimit të Ronald Koemanit.
Objektivi i Joan Laportës është që ta kthejë në “Camp Nou” legjendën, Xavin, i cili gjithashtu ka kohë që ka shprehur dëshirën për ta drejtuar ish klubin e fëmijërisë.
Sido që të jetë, i pyetur se çfarë po ndodh dhe nëse kanë nisur bisedimet me Barçën siç raportohet në çdo medie në Spanjë, Xavi është përgjigjur:
“Jam shumë i fokusuar te Al Sadd, nuk dua të flas më shumë”.