Dje në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart u përballë me Kolnin në “Mercedes Arena” ku veç rezultatit ku ekipi vendas u mund 0-2 tërhoqi vëmendjen edhe një sherr i ndodhur në sektorin e ultrasve të Stuttgart.
Pati shumë raportime dhe më vonë u konfirmua se në ngjarje është përfshirë reperi me origjinë shqiptare, Dardani, i cili edhe jeton në Gjermani dhe ishte i pranishëm në stadium.
Mediat gjermane shkruajnë se sherri ka nisur pasi reperi dhe miqtë e tij kanë nisur të xhirojnë sektorin e ultrasve(shumë prej tyre nuk duan të shfaqen dhe të kapen nga celularët) ku më pas kanë shkëmbyer fjalë me shefin e tifozëve, transmeton TV "Ora News". Situata është acaruar edhe më tej nga ofendimet e ndërsjella teksa më pas fjalët i kanë lënë vendin grushtave.
Shihet në pamje ku tifozët ultras godasin reperin dhe ata që e shoqëronin teksa në fund i largojnë nga ky sektor.
Siç shkruajnë mediat gjermane nuk ka ndonjë proçedim pasi askush nuk ka denoncuar këtë rast që ndodhi gjatë ndeshjes Stuttgart-Koln.