Mbrëmjen e djeshme shpërtheu një skandal i vërtetë në Itali ku shkak u bë një status nga llogaria e futbollistit të Romës, Eldor Shomurodov.
26-vjeçari sulmoi në “Twitter”, futbollistin Xhosh Kavalli pasi ky i fundit pranoi se ishte homoseksual duke thyer një tabu në Australi. Sulmuesi i verdhekuqve reagoi ashpër në “Twitter” duke shkruar: “Jam futbollist dhe nuk jam dakord me këtë gjë.
Nuk është e rehatshme. Imagjinoni fëmijët tuaj duke luajtur futboll me homoseksualë. Pse njerëzit e pranojnë këtë si normale. Burrat për gratë dhe gratë për burrat”.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Romës duke bërë një deklarate ku pretendon se llogaria nuk është e lojtarit, por është e rreme.
“Klubi ka të nevojshme të sqarojë se deklarata e publikuar mbrëmë në emër të Eldor Shomurodov nuk është bërë nga lojtari pasi nuk ka një llogari në “Twitter. Kjo është postuar nga një llogari e rreme.
Ai profil në asnjë mënyrë nuk reflekton ndjekësit real të lojtarit”, shkruhet në deklaratën e klubit verdhekuq.