Bardhi starton për Levanten kundër Atletico Madridit, ja formacionet zyrtare

Futboll

Bardhi starton për Levanten kundër Atletico Madridit, ja formacionet zyrtare

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:56
Bardhi

Me fillim nga ora 21:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Levantes dhe Atletico Madridit, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit, kampioni aktual i La Ligas barazoi me rezultat 2:2 me Real Sociedadin, kurse Levante pësoi humbje me rezultat të thellë 5:3 kundër Sevillas.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Atletico Madridi zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 18 pikë, tre sosh larg Top 4, respektivisht larg skuadrave si Real Betis, Sevilla e Real Madridi që gjenden në kuotën e 21 pikëve.

Në anën tjetër, Levante ende nuk e ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon, ku renditet në vendin e 19 me vetëm pesë pikë, tre më shumë se vendi i fundit Getafe.

Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Levanten do të mungojnë Campana, Marti, Melero, Mustafi, Postigo dhe Radoja, kurse te Atletico Madridi nuk do të paraqiten Kondogbia, Lemar dhe Llorente.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Levante (5-3-2): Aitor Fdez; Franquesa, Vezo, Duarte, Pier, Son; Bardhi, Malsa, Pepelu; Morales, Dani Gomez

Atletico Madrid (3-4-2-1): Oblak; Hermoso, Gimenez, Felipe; Carrasco, Koke, Herrera, Trippier; Griezmann, Felix; Suarez

21:30 Levante – Atletico Madrid (Stadiumi Ciutat de València)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat