Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Levantes dhe Atletico Madridit, ku pas 45’ minutave lojë rezultati është i barabartë 1:1.
Fillimisht, ishte kampioni i La Ligas ai i cili kaloi në epërsi i pari, ku sulmuesi francez Antoine Griezmann shënon për 1:0 në minutën e 12’, përcjell KosovaPress.
Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, respektivisht në minutën e 37’ ishte mesfushori Enis Bardhi i cili nga penalltia shënon golin e barazimit për Levanten.
Pjesa e parë përfundon me rezultat të barabartë 1:1.