“Izraeli mund të presë së bashku me vendet e rajonit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kupën e Botës 2030”
Kjo ishte ideja që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, hipotezoi me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, në një takim që u zhvilluan në Jeruzalem.
“Marrëveshjet e Abrahamit”
Infantino ndodhej në Izrael për të marrë pjesë në disa nisma për festën një vit pas nënshkrimit të “Marrëveshjeve Abrahamike”.
Në takimin mes Infantinos dhe Benetit morën pjesë edhe ish-ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman dhe ish-sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin.
“Pse të mos ëndërroni?”
“Pse të mos ëndërrojmë për një Kupë Bote në Izrael dhe vendet fqinje? Me ‘Marrëveshjet Abrahamike’, pse të mos organizohen këtu së bashku me vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe palestinezët?” “Asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të mendojmë shumë. Sot organizimi i Kupës së Botës është një aventurë shumë e madhe, është diçka më shumë se një ngjarje sportive”.