Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Leart Paçaradën në Gjermani.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka arritur të shënojë gol në fitoren 3:2 të St. Pauli ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës Gjermanisë.
Paqarada shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 63-të, derisa sfida u mbyll 3:2 në të mirë të ekipit të Leartit pas 120 minutave lojë, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë.
Ai u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes që ndihmoi ekipin e tij të kalojë në rundin tjetër.
“Në rundin tjetër. Gol plus asist, ditë e mirë”, shkroi Paçarada në rrjetet sociale.