Futbollisti Enis Bardhi, me qetësinë e tij ia solli një pikë shumë të madhe Levantes.
Bardhi shënoi dy herë përmes penalltisë dhe solli gëzim të madh të tifozët.
Levante si vendas luajti baras (2:2) me Atletico Madridin, në ndeshjen e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjës.
Bardhi u paraqit titullar, u mundua me mish e më shpirt me bashkëlojtarë, e cila iu shpërblye me barazim në fund.
Bardhi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 90-të, duke ia mohuar fitoren Atleticos së Diego Simeone.
Bardhi shënoi nga penalltia edhe në minutën e 37-të duke e mposhtur portierin. Oblak.
Për Atleticon shënuan Griezmann (12') e Cunha (76') dhe për Levanten Bardhi (37'-nga penalltia e 90').
Levante deri me tash nuk ka shijuar fitore, ka 6 barazime e 5 humbje duke u renditur në vend të 19-të me 6 pikë dhe Atletico lshtë në të 6-tin me 19 sosh apo ka pesë me pak se lideri Sociedad.