Në fillim të vitit të ardhshëm, katër klube do të garojnë për trofeun e Superkupës së Spanjës.
Barcelona-Real Madrid dhe Atletiko Madrid-Atletik Bilbao, janë dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. Ky turne edhe këtë vit do të mbahet në Arabinë Saudite, në fillim të vitit 2022.
Sipas mediave spanjolle, Superkupa e Spanjës do të startojë më 15/16 janar 2022, ndërsa orari i ndeshjeve nuk është bërë i ditur ende.
Katër top klubet spanjolle pritet të dhurojnë spektakël në këtë turne, me qëllimin që në fund të fitojnë trofeun e çmuar. Kujtojmë që Atletik Bilbao arriti të fitojë Superkupën për vitin 2021, pasi arriti të mposht në finale Barcelonën me rezultat 2-3.