Reali i Madridit u ndal në një barazim 0-0 kundër Osasunës.
Futbollistët e skuadrës së njohur spanjolle e kanë përfunduar ndeshjen me protesta. Vinicius Jr. Militao dhe Rodrygo kanë vërshuar drejt gjyqtarit për tu ankuar për minutat shtesë.
“Vetëm 4 minuta… pse 4? Si? Është e pamundur! U bë një zëvendësim dhe pastaj edhe një tjetër“, ishin fjalët e lojtarëve të Realit.
Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Grados, i cili nuk ka ngurruar as të tallet me “los blancos”.
“Kishit 90 minuta, kështu që mos m’u ankoni pse nuk shtova një minutë”, ishte përgjigja e arbitrit kryesor të ndeshjes mes Real Madridit dhe Osasunës..