Erikseni nuk mund të luajë në Itali

Futboll

Erikseni nuk mund të luajë në Itali

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:14
Erikseni nuk mund të luajë në Itali

Interi është i hapur që ta shesë Christian Eriksenin në një vend ku mund të luajë, sepse danezi e ka të ndaluar nga autoritetet mjekësore që të luajë në Itali.

Nerazzurrët e kanë shpjeguar situatën e mesfushorit, i cili kolaboi gjatë ndeshjes së "Euro 2020" kundër Finlandës në verën që lamë pas.

Pasi kishte pësuar arrest kardiak në Parken Stadium, Eriksenit i është implantuar një defibrilator dhe karriera e tij në Serie A mund të ketë marrë fund në rast se pajisja ICD është e përhershme.

Interi e ka publikuar një deklaratë për të sqaruar se janë të hapur ta lejojnë largimin e lojtarit nga Giuseppe Meazza, duke qenë se ai nuk mund të regjistrohet.

Në komunikatë thuhet se “lojtari është ndaluar përkohësisht nga autoriteti italian shëndetësor nga aktivitet sportive në sezonin e tanishëm”.

Dhe meqenëse futbollisti nuk mund të luajë në Itali, ka vende ku ai mund të përfshihet në gara konkurruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat