Interi gati

Futboll

Interi gati

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:34
Interi gati

Interi nuk ndalet vetëm me rinovimin e Lautaro Martinezit, por tani ka dhe dy rinovime të tjera në dorë për dy lojtarë tepër të rëndësishëm në formacionin e Simone Inzagit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Nikolo Barela dhe Marselo Brozoviç janë pranë firmës sërish me zikaltërit. Mesfushori italian do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2026 menjëherë pas derbit, me një pagë prej 4,5 milionë euro dhe pa asnjë klauzolë.

Ndërsa për kroatin parashikohet një takim me agjentin e tij dhe në pjatë është oferta prej 4,5 milionë euro deri në vitin 2025.

Të dy lojtarët janë shumë të rëndësishëm për Interin teksa janë dhe liderët e mesfushës zikaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat