Mbrojtësi turk i Lille, Mehmet Zeki Çelik me paraqitjen e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
Në garë për 24-vjeçarin janë Atletico Madrid, Inter, Fiorentina dhe Totteham që gjatë merkatos së janarit do të bëjnë maksimumin për t’ia shkëputur futbollistin e talentuar klubit francez.
Sipas mediave, spanjollët e drejtuar nga Diego Simeone, kanë avancuar në bisedime me palën franceze duke lënë pas konkurrencën e klubeve të tjera.
Zeki Çelik është pjesë e Lille që nga vitit 2018, kohë kur u transferua nga İstanbulspor. Mbrojtësi ka një kontratë që e mban të lidhur me francezët deri në 2023, të cilët për ta lënë të lire kërkojnë jo më pak se 20 milionë euro.