Agustina Gandolfo festoi mbrëmë rinovimin e Lautaro Martinez me Interin. Për këtë rast, sulmuesi argjentinas e mori partneren për darkë në një restorant luksoz dhe historik, pikërisht te “Galleria Vittorio Emanuele”, i cili ka pamje nga “Piazza Duomo”.
Darkë e rafinuar dhe e shijshme, duke gjykuar nga pjatat e përpunuara që Agustina ndau në Instagram. Sidoqoftë, me një të metë. Zonja Lautaro në fakt ka fotografuar menunë dhe ka zbuluar një detaj kurioz:
“A e dini se në Itali, në disa restorante nuk i vendosin çmimet në menunë që iu japin grave? Po sikur të doja të paguaja? Jam e indinjuar.
Gjëja më e keqe, që shumë italianë e justifikojnë duke thënë se kjo ndodh vetëm në restorante të një niveli të caktuar. Pra, gratë nuk mund të paguajnë nëse është një darkë më e shtrenjtë?".