Vllaznia nga Pozhoran me pikëllim të thellë konfirmon lajmin për vdekjen e Sylejman Alidemës.
I ndjeri ishte ndër themeluesit e klubit të futbollit Vllaznia, e cila sot garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
“Sot u nda nga jeta një ndër themeluesit dhe Sekretari i parë i klubit tonë z. Sylejman Alidema.
Sylejmani një jetë të tërë ia kushtoi arsimit dhe sportit pozheranas.
Do të kujtojmë me krenari mësuesin & sekretarin tonë Sylejman Alidema”, njofton KF Vllaznia.