PSG futet zyrtarisht në garë për të blerë kartonin e mesfushorit të avancuar të Leeds United, Raphinha.
24-vjeçari, është një kërkesë e Neymar, i cili u ka këshilluar drejtuesve të klubit parizien afrimin e brazilianit të ekipit anglez.
Raphinha ishte një zbulim sezonin e kaluar ku shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Marcelo Bielsa, por edhe këtë sezon pavarësisht rezultateve jo të mira të arritura nga ekipi nga Yorkshire, Raphinha ka realizuar 3 gola në 8 aktivizime.
Braziliani që u transferua në Premier League nga Rennes në 2019 për 21 milionë euro është lidhur me Leeds deri në vitin 2024 dhe vlerësohet 32 milionë paund.