Qendërmbrojtësi afrikan mund të largohet nga Napoli vetëm për klubet e mëdha evropiane. Atë e duan Manchester City, Real Madridi dhe Barcelona.
Kalidou Koulibaly me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Napolit.
Qendërmbrojtësi afrikan megjithatë do të largohej nga klubi italian vetëm për një gjigant evropian.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se 30 vjeçari do të largohej nga napolitanët vetëm për klube si Manchester City, Barcelona ose Real Madrid.
Ndërkohë, ai e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet rivalit të përbetuar të Napolit, Juventus.
Por, ndërkohë ai nuk ua ka mbyllur dyert klubeve të tjera.
Mbi të gjitha, interesim për të ka shfaqur trajneri i Cityt, Pep Guardiola.