Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Si fillim ishte njoftuar se gjyqtar në VAR në ndeshjen Drita – Malisheva do të jetë Genc Nuza.
Ndryshe, Zeri mëson se Nuza është larguar nga kjo ndeshje dhe është deleguar në VAR në takimin Ulpiana – Drita, ku gjyqtar ishte Lirim Jashari, i cili është larguar nga lista.
Ndërkohë, vendin e lënë bosh në VAR në ndeshjen Drita – Malisheva tashmë e ka zënë Ilir Mehmeti.