Samuel Eto’o ka kujtuar eksperiencën e tij tek Inter dhe e ka krahasuar me atë te Barcelona:
“Kur flitet për Barcelona-n dhe Inter-in është si të zgjedhësh mes mamasë dhe babait, nuk mund të zgjedhësh”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Marca-n.
“Kam shkuar te Barcelona falë Laport-as, ka këmbëngulur për të më marrë. Më pas kam shkuar tek Inter dhe kam takuar një lloj hyjnie, që është Massimo Morati. Një burrë i pabesueshëm dhe shumë i dashur”.
Për Mourinho-n: “Është një fenomen, i vetmi që mendoj se është i aftë ta kthejë Roma-n te titulli në Itali pas shumë kohësh”.