Sot (e premte) Sergi Barjuan u prezantua si trajner i përkohshëm i Barcelonës, pas shkarkimit të Ronald Koemanit, shkruan Zeri.info.
Barjuan theksoi se është i emocionuar për sfidën që ka përpara.
Barcelona vazhdon të jetë në lëvizje të sjellë sa më shpejt trajnerin e Al Sadd, Xavi Hernandez, por deri atëherë do të jetë Sergi Barjuan, që do të jetë në krye të ekipit të parë.
Sot (e premte) në një konferencë shtypi të organizuar në “Camp Nou”, presidenti Joan Laporta prezantoi Sergin si trajner të përkohshëm dhe ky i fundit ndihet i lumtur.
“Faleminderit për besimin”, ka thënë fillimisht Sergi gjatë konferencës për shtyp.
“I dërgoj një përqafim të madh Koemanit. Ka pak vend për të punuar kur luan të martën dhe të shtunën”.
“Do të përpiqem të shtyj metodat që mendoj se mund të jenë efektive. Mënyra se si ne luajmë nuk do të ndryshojë, lojtarët janë të njëjtë. Ne kemi diskutuar disa koncepte taktike”.
Sergi është i vendosur të krijojë një atmosferë pozitive në ekipin e parë gjatë kohës së tij si trajner.
“Gjëja e parë është të kthejmë fytyrat e lumtura. Nëse i kthejmë lojtarët dhe rikuperojmë idenë e futbollit sulmues, kjo do të na ndihmojë”.
“Unë jam një fitues dhe më pëlqejnë lojtarët fitues. Të gjithë duhet ta kthejmë situatën. Në varësi të asaj që shohim, ne do të ndërhyjmë në një masë më të madhe ose më të vogël”, përfundoi spanjolli.