Lazion e pret një ndeshje e vështirë në kampionat kundër Atalanta-s.
Bardhekaltrit duan vazhdimësi në një javë intensive në të gjitha këndëvështrimet: grumbullimi që ka filluar që të hënën, më pas i mbyllur të mërkurën në mbrëmje me fitoren kundër Fiorentina-s.
Maurizio Sarri e ka prezantuar ndeshjen e Bergamos në konferencë për shtyp:
“Në Bergamo shkojmë të bindur se do të përballemi me një skuadër të fortë dhe do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, si gjithmonë”, ka thënë trajneri i Lazio-s.
“Atalanta është një skuadër e madhe, ka një ecuri të jashtëzakonshme prej disa vitesh. Janë agresivë, kanë intensitet. E shikoj si një skuadër të kompletuar dhe siç thotë Guardiola, është si të shkosh te dentisti, gjërat mund të shkojnë mirë, por dhimbjen e ndjen gjithsesi”.