Ky mund të jetë trajner i ri i Manchester Utd

Futboll

Ky mund të jetë trajner i ri i Manchester Utd

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:25
Ky mund të jetë trajner i ri i Manchester Utd

“Rodgers do të jetë trajner i ri i Manchester United”.

ESPN është i bindur se e ardhmja e Ole Gunar Solskjaer te Manchester United nuk është afatgjatë dhe se norvegjezin nuk do ta zë viti 2022 si trajner i skuadrës angleze.

Televizioni i famshëm bën të ditur se Brendan Rodgers do të jetë pasues i Solskjaer.

Drejtuesit e Unitedit e kanë preferencë të parë trajnerin e Leicester Cityt dhe se pozita e ofruar nuk do të refuzohet nga ish-trajneri i Liverpoolit.

Solskjaeri mund të shkarkohet në vikend, në rast se Unitedi nuk arrin fitore në udhëtim te Tottenhami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat