Ismaila Sarr është një nga objektivat e Newcastle për merkaton e dimrit.
Sipas informacioneve të “Daily Mail”, edhe pse ende mbetet për t’u emëruar pasuesi i Steve Bruce, pronarët e rinj të klubit po punojnë që tani për përforcimin e organikës me një lojtar që do të bënte diferencën në fushën dhe i tillë konsiderohet Sarr.
Sulmuesi i ri i Watfordit ka tërhequr vëmendjen e skautëve në muajt e fundit. 23-vjeçari iu bashkua Watfordit nga Rennes në vitin 2019 në këmbim të 40 milionë eurove, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ndaj nuk do të jetë e lehtë për klubin e Londrës veriore të ndahet nga “xhevahiri” i tij i çmuar, aq më tepër që bëhet fjalë për t’ia shitur një rivali direkt për mbijetesë, pasi të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës.
Senegalezi Sarr vlerësohet rret 100 milionë, shumë që Manchester City shpenzoi për blerjen e Grealish nga Aston Villa.
Sarr ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 31 ndeshjet që ka luajtur në Premier League, duke llogaritur këtë sezon dhe 2019/20, në fund të të cilit Watfordi ra nga kategoria.
Sarr luan rregullisht në përfaqësuesen e Senegalit, ndaj do të jetë një nga ata futbollistë që do të mungojnë disa ndeshje dimërore me rastin e Kupës së Afrikës.