Vllaznia do të luajë përballë Tiranës dhe kjo do të jetë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së shtatë.
Një përballje e cila do të zhvillohet jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.
Madje, ka nisur! Mbështetësit e Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka njoftuar se do të jetë e pranishme në këtë transfertë.
Nisur edhe nga sherri masiv që ka ndodhur disa vite më parë mes të dyja tifozerive, nuk mungojnë edhe ofendimet në distancë: “Forca Tirona, mbyti këto m…”.