Mauro Ikardi nuk po gjen qetësi për jetën e tij private. Pasi u nda me Uanda Narën duke pushtuar te gjitha mediat rozë, çifti vendosi të lërë pas mosmarrëveshjet duke i rikthyer dhe një herë pranë njëri-tjetrit.
Por në Argjentinë kjo histori ende nuk ka përfunduar, dhe thashethemet kanë marrë përmasa më të gjera. Një gazetar i njohur argjentinas, Flavio Azaro i ka habitur të gjithë duke u shprehur se shumë shpejtë Ikardi dhe Çina Suarez do të jenë çift së bashku, pasi afeksioni i sulmuesit argjentinas për aktoren është shumë i madh.
“Ka mundësi serioze që Ikardi të bëhet i dashuri i ri i Çinës në të ardhmen. Ai është i tërhequr nga ajo, është lidhur shumë me të dhe dëshiron të ndahet me Uanda për disa kohë. Por nga ajo që ndodhi, Çina u tremb dhe u tërhoq’’, u shpreh gazetari Azaro.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë dhe një herë duke ndezur sërish debatin për trekëndëshin Uanda-Ikardi-Çina Suarez.
Kujtojmë se Çina Suarez është aktorja 29-vjeçare e cila u përfol se ishte shkaku i ndarjes së Ikardit me Wandën.