Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka zbuluar se stadiumi i Flamurtarit të Prishtinës do të shndrrohet në park.Vitia ka deklaruar se nëse zgjedhet i pari i kryeqytetit, do të ndërtohen pesë parqe të reja.
"Një park do të ndërtohet në stadiumin e Flamurtarit derisa stadiumi do të zhvendoset te Fusha e Pajtimit", ka thënë Arben Vitia në emisionin "Rubikon" .
Vitia në zgjedhet e balotazhit që organizohen më 13 nëntor do ta ketë rival Përparimin Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Vitia mori 36,818 vota, pra 42.54 përqind, derisa Rama e votuan nga 25,252 qytetarë apo 29.17 përqind.