Real Madridi do të zhvillojë xhiron e radhës ndaj skuadrës së Elches, të shtunën nga ora 14:00.
Skuadra madrilene ka zbuluar listën e të ftuarve në këtë takim, gjersa nuk mungojnë as befasitë.
Nga njoftimi i skuadrës spanjolle, nuk është ftuar sulmuesi Karim Benzema, së bashku me Bale, Ceballos e Valverde.
Në anën tjetër, ‘galaktikët’ kanë mirëpritur rikthimet e Modric dhe Iscos.
📋✅ Our squad for #ElcheRealMadrid! pic.twitter.com/JLXnoZnNRT
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 29, 2021
Real Madridi pozicionohet e dyta në tabelë me 21 pikë të mbledhura, gjersa vie pas barazimit ndaj Osasunas.