Pas shkarkimit të Koeman, Barcelona ka nisur të mendojë për pasuesin e holandezit.
‘Blaugrana’ sidoqoftë kanë identifikuar ish-lojtarin e tyre, Xavin si njeriun ideal për të marrë ‘timonin’ e skuadrës.
Pas lajmeve se Barcelona tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me Xavin, ka reaguar skuadra nga Katari, Al Sadd, ekip i së cilës trajner është Xavi.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare të ekipit, Al Sadd kanë theksuar Xavi ka një kontratë me klubin dhe ai është i fokusuar në ndeshjet e ardhshme të ekipit.
Deklarata zyrtare e Al Sadd:
“Në përgjigje të asaj që po qarkullon kohët e fundit, menaxhmenti i #AlSadd ripohon se Xavi ka një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është plotësisht i fokusuar në ndeshjet e ardhshme të ekipit”.
Ndërkohë Romano ka theksuar se bisedimet ende po vazhdojnë për ta lejuar atë të bashkohet me Barcelonën sa më shpejt të jetë e mundur.