PSG ka arritur një fitore të madhe me përmbysje ndaj kampionit aktual, Lille, në duelin hapës të xhiros së 12-të në Ligue 1.
Parisienët ishin në disavantazh pas pjesës së parë, megjithatë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Mysafirët hapën sfidën me anë të sulmuesit Jonathan David në minutën e 31-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Vendasin treguan forcën dhe e rikthyen avantazhin, fillimisht duke e barazuar rezultatin me anë të qendërmbrojtësit Marquinhos në minutën e 74-të, gjersa goli i fitores erdhi nga Angel di Maria në minutën e 88-të nga një asistim i Neymar.
Kujtojmë që për këtë ndeshje tek PSG munguan lojtarët si Mbappe, Verratti, Hakimi, Paredes e Ramos, gjersa Lionel Messi u zëvendësua vetëm pas 45 minutave të parë të kësaj përballje të sotme.
Me këtë fitore PSG blindojnë pozitën e parë tani duke u shkëputur në 10 pikë nga përcjellësi i dytë, teksa ka 31 pikë të mbledhura pas 12 xhirove, me 10 fitore, një humbje dhe një barazim.