Milan afër transferimit të sulmuesit të River Plate

Futboll

Milan afër transferimit të sulmuesit të River Plate

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

AC Milan është afër nënshkrimit të sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez, sipas Fichajes.

21-vjeçari është shfaqur si një nga talentet e rinj më të ndritur të Amerikës së Jugut në vitet e fundit dhe tashmë ka luajtur në nivel të lartë nga Argjentina.

Sevilla ka qenë prej kohësh e lidhur me të riun.

Por është Milani ai që është në prag të konfirmimit të një marrëveshjeje që mund të arrihet kur dritarja të rihapet në janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat