Al Sadd, klubi nga Katari ku trajner është Xavi, ka reaguar ndaj thashethemeve rreth angazhimit të mundshëm të tij në stolin e Barcelonës.
Klubi shpjegoi se ai “është i lidhur me një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është i fokusuar për ndeshjen e radhës në ligë.
Në një postim në Twitter, klubi i Katarit, në të cilin ish-mesfushori spanjoll është trajneri aktual, “konfirmon se Xavi është i lidhur me një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është i fokusuar për të luajtur ndeshjen e radhës për të ruajtur vendin e parë të Ligës dhe të titullit”.
Xavi është kandidati numër 1 për ta zëvendësuar Ronald Koeman si trajner i Blaugranas, që nga shkarkimi i holandezit këtë të mërkurë, pas humbjes së re të Barçës ndaj Rayo Vallecano (1-0) në La Liga.