Ksavi Hernandez pritet vetëm të zyrtarizohet në stolin e Barçës, por në të shkuarën emri i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, është lakuar shpesh si një zëvendësues i mundshëm i Ronald Kumanit në “Camp Nou”.
Përpara ndeshjes me Lestërin, ish-lojtarit të akademisë së katalanasve iu drejtua sërish e njëjta pyetje, por Arteta e përjashtoi veten nga kjo mundësi, duke thënë se është shumë i lumtur në “Emirates”.
“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur në stolin e Arsenalit dhe i privilegjuar që jam këtu.
Fokusi im është këtu.
Kanë ndodhur shumë gjëra në vitet e fundit, duhet ta kapërcesh një situatë si ajo e largimit të Mesit, i cili ka qenë një lojtar kyç për shumë vite dhe unë e di se kjo kërkon kohë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh spanjolli në konferencë.