“Mund të thuhet se nuk jemi mirë, por po fillojmë ta kapërcejmë ngërçin. Të them se trajneri nuk kupton asgjë nga futbolli, se ka lindur dje…, se lojtarët e mëdhenj që kemi marrë janë zero… Ka njerëz që duan të na kritikojnë pa fund, por shifrat flasin për PSG.
Edhe nëse nuk luajmë ashtu si duam, kemi 10 fitore, një barazim dhe një humbje në kampionat, jemi 10 pikë para. Në Ligën e Kampionëve kemi 7 pikë, me 2 fitore dhe një barazim. Më tepër respekt kur flasin për Messin, Mbappe, Neymar, Verratti, trajnerin, Marquinhos. Edhe Ramos. E dinim që Sergio kishte një problem, dinim gjithçka. E dimë se çfarë po ndodh”.
Ky është shpërthimi i drejtorit të PSG-së, Leonardo, në fund të ndeshjes kundër Lille, e cila u fitua nga parizienët me përmbysje, në minutat e fundit të lojës. Një sukses i hidhur, megjithatë, duke pasur parasysh kritikat e shumta ndaj ekipit yjor të ndërtuar në verë:
“Ka vend për përmirësim, madje është normale duke pasur parasysh kontekstin. Ekipi po punon shumë.
E vetmja gjë që nuk më pëlqen shumë është mënyra e të gjykuarit. Ka një mënyrë për të folur, për të kritikuar falas, e cila është pak e tepërt. E tepërt ndaj trajnerit dhe lojtarëve të mëdhenj që kanë ardhur këtë vit. Ne e dimë që nuk jemi mirë, por rruga është e duhura”.