Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A rikthehet sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 11 të sezonit të ri 2021/22.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm, njëkohësisht ndeshja më kryesore sot do të jetë ajo mes Atalantas dhe skuadrës së Vedat Muriqit, Lazios.
Po ashtu, sot do të zhvillojë ndeshje edhe gjigandi italian Juventus, ku do të kërkoj këndelljen dhe rrugën drejt fitores ndaj skuadrës së Hellas Veronas.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e Serie A e kryeson skuadra e Napolit me 28 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Interi me 21 pikë dhe Roma me 19 sosh.
Në anën tjetër, Genoa në pozitën e 18 e Salernitana në të 19 gjenden në kuotën e shtatë pikëve, dhe Cagliari që zë vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë, janë tri skuadrat që [as 10 ndeshjeve kanë më së paku pikë të arkëtuara në tabelë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
15:00 Atalanta – Lazio (Stadiumi Gewiss)
18:00 Verona – Juventus (Stadiumi Marc'Antonio Bentegodi)
20:45 Torino – Sampdoria (Stadiumi Olimpico di Torino).