La Liga spanjolle vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 11, ku në programin e sotëm ndeshjet më interesante do të jenë Elche e Real Madrid dhe Barceloan e Alaves.
Programin e sotëm do ta hap Real Madridi, ku do të jetë mysafirë i skuadrës së Elches në stadiumin “Manuel Martínez Valero”.
Në anën tjetër, skuadra e Barcelonës në krye me trajnerin e përkohshëm Sergi Barjuan do të kërkoj fitoren e parë kundër Alaves pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër Real Madridit e Rayo Vallecano.
Po ashtu, sot do të zhvillojë ndeshje edhe skuadra e Sevillas e cila e pret në shtëpi në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” Osasunën.
Momentalisht, tabelën e kryeson skuadra e Real Sociedadit me 24 pikë por me një ndeshje më shumë se Real Madridi, Sevilla e Betis që gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 21 sosh.
Në anën tjetër, Cadiz me tetë pikë, Levante me gjashtë sosh dhe Getafe me vetëm tri pikë, pozicionohen në fundin e tabelës së La Ligas spanjolle.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.
14:00 Elche – Real Madrid (Stadiumi Manuel Martínez Valero)
16:15 Sevilla – Osasuna (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)
18:30 Valencia – Villarreal (Stadiumi De Mestalla)
21:00 Barcelona – Alaves (Stadiumi Old Trafford)