I shënoi dy herë Atleticos, Enis Bardhi në 11-shen e javës!
Falë dygolëshit që realizoi në sfidën që mbylli javën e 11-të të La Ligas mes Levantes dhe Atletico Madrid, ndeshje që u mbyll në barazim 2-2, Enis Bardhi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga faqja e specializuar ëhoscored.com, e cila e ka vlerësuar futbollistin me origjinë shqiptare me notën 8.
Bardhi shënoi dy herë me penallti ndaj Atleticos duke i dhënë një pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë skuadrës së tij.
Bardhi është në formë të mirë dhe shpreson të vazhdojë kësisoj.