Në Kroaci është shumë i respektuar por jo edhe në Kosovë.
Ardian Kozniku, ish futbollist i Vëllaznimit, Prishtinës, pastaj i Hajdukut nga Spliti, i disa skuadrave tjera kroate, në Francë etj. po ashtu edhe ish reprezentues i Kombëtares së Kroacisë, me të cilën fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.
Kozniku është edhe shënuesi më i mirë i kampionatit të parë kroat në vitin 1991-1992, po ashtu veshi edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës në. ndeshjen revyale me 14 shkurt të viti 1993, kundër Shqipërisë.
“Ardian Kozniku, fituesi i medaljes së bronztë nga Botërori Francë ‘98, sot mbushi 54 vjet – i urojmë ditëlindjen!”, ka shkruar ditë me parë Federata e Futbollit e Kroacisë.
Kroatë çohen në këmbë për shqiptarin e Kosovës, pak i respektuar në vendin e vet!