Feronikeli nga Drenasi është në krizë të madhe të rezultateve.
“Nikli’ pëson humbjen e katërt rresht, kësaj radhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke u mposhtur me 2:0 nga Llapi Podujevës.
Llapjanët importuan tre pikë të mëdha duke përmirësuar edhe renditjen e klasifikimit, ku ngritën në pozitën e pestë me 15 sosh.
Golat u shënuan nga Rivera (38’) e Veliu (61’).
Pas javës së 12-të në elitën e futbollit të Kosovës, Feronikeli është në vend fundit (i 10-ti) me 10 pikë të mbledhura.