Dukagjini barazon me Gjilanin me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini ka qenë afër fitores por në çastet e fundit ia mohon skuadra e Gjilanit.
Në minutën e 34-të, Ahmed Januazi kaloi në epërsi Dukagjinin.
Kur pritet se pikët do të mbesin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Gerhard Progni shënon me kokë për barazim (1:1).
Gjilani renditet në vend të tretë me 21 pikë dhe Dukagjini është në të 8-tin me 11 sosh.