Newcastle United pret sot në shtëpi në stadiumin “St.James Park” kampionin evropian Chelsean, në një ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për xhiron e 10 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea e shkatërroi me rezultat 7:0 skuadrën e Norwich, kurse Newcastle barazoi me rezultat 1:1 me Crystal Palace.
Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea ka arkëtuar 22 pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë, krahas Newcastle që zë vendin e 19 në tabelë me vetëm katër pikë të arkëtuara.
Në ndeshjen e sotme, Chelsea do të jetë pa sulmuesit Timo Werner, Romelu Lukaku e Christian Pulisic, dhe mesfushorin Mateo Kovacic, kurse te Newcastle do të mungojnë Anderson dhe Dummett.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Newcastle United (5-4-1): Darlow; Manquillo, Krafth, Lascelles, Clark, Ritchie; Saint-Maximin, Hayden, Longstaff, Fraser; Wilson
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Silva, Christensen; Chilwell, Jorginho, Kante, James; Hudson-Odoi, Ziyech; Havertz
16:00 Newcastle United – Chelsea (Stadiumi St. James Park)