Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes kampionit aktual anglez Manchester Cityt dhe skuadrës së Crystal Palace, e vlefshme kjo për javën e 10 të Premier Ligës angleze.
Në këtë ndeshje, Manchester City rikthehet nga fitorja 4:1 kundër Brightonit, kurse Crystal Palace rikthehet nga barazimi 1:1 me skuadrën e Newcastle.
Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Manchester City zë vendin e tretë në tabelë me 20 pikë, kurse Crystal Palace pozicionohet në vendin e 15 me gjithsej nëntë pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Delap, Mendy dhe Torres, kurse te Crystal Palace do të mungojnë Eze dhe Ferguson.
Tanimë janë publikuar formacionet me të cilat të dy trajnerët e fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Jesus, Foden, Grealish
Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Mitchell, Guehi, Andersen, Ward; McArthur, Kouyate, Gallagher; Zaha, Edouard, Ayew
16:00 Manchester City – Crystal Palace (Stadiumi Etihad)