Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës.Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës Dukagjinit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori’.
Rezultati përfundimtar ishte 1- 1, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi që i dha avantazhin në pjesën e parë skuadrës vendase. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me fitoren e skuadrës së Armend Dallkut, në skenë doli Progni, i cili barazoi shifrat në 1:1.
Megjithatë, Progni ka mundur të sigurojë fitoren e madhe të Gjilanit, por dështoi nga penalltia në mintuat shtesë. Trajner i Gjilanit, Ismet Munishi u deklarua i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij në këtë takim dhe tha se kishim një kundërshtar shumë të fortë.
“Normalisht, ka qenë e vështirë, kemi pasur shumë mungesa, gjithsesi jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Kishim një ekip shumë të fortë përballë, por treguam karakter dhe luftuam deri në minutat e fundit”, tha Munishi për ArtSport1.