Futbollisti Leart Paçarada sot tregoi lojë të madhe në fanellën e St. Paulit.
Futbollisti nga Kosova ka qenë enigmë e pazgjidhur për Werderin, duke krijuar disa raste për bashkëlojtarët e tij, por që nuk i konkretizuan në gol.
St. Pauli barazoi (1:1) me Werderin në Bremen.
Në bazë të rasteve, të cilat i përgatiti Paçarada, St. Pauli u desh të kthehej me pikë të plota, por sulmuesit e kësaj skuadre nuk ishin në ditën e tyre.
Paçarada është lojtari më i mirë në radhët e St. Paulit, me notë 8.0 që u vlerësua nga faqja specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Marvin Doucksh i Werderit, me notën 8.6.
St.Pauli kryeson me 26 pikë pas 12 jave në Bundesliga II, ka dhjetë me shumë se Werderi në vend të dhjetë.