Armend Dallku, udhëheqësi i skuadrës së Dukagjinit, ka thënë pas ndeshjes se skuadra ka mundur t’i marrë pikët e plota, por është i ndarë i kënaqur edhe me një pikë të marrë në duelin kundër Gjilanit.
Sidoqoftë, ai nuk është shprehur i kënaqur me penalltinë e dhënë për Gjilanin.
“Ajo që pamë në fushë tregoi se ne humbëm dy pikë. Dëshira është e të gjithëve që të shënojmë. Kemi një ngërç në shënimin e golave. Gjilani nuk diskutohet se ka lojtarë cilësor.
Goli i pranuar nga ne ishte aksidental. Neve na mbetet të punojmë, shumë shpejtë mund të dalim nga fundi i tabelës. Djemtë janë të përkushtuar në punë.
Dihet që Gjilani është ndër pretendentët për titull kampioni dhe nuk diskutohet që jam i kënaqur me pikën e fituar. Ne patëm dy raste 100% të pastra dhe morëm një gol të tillë.
Kemi mundur më shumë. Janë akorduar pesë penallti kundër nesh, pesë kartonë të kuq kundër nesh, zero për neve. Penallti të tilla nuk i ndihmojnë as Gjilanit, as Dukagjinit e askujt”, ka thënë pas ndeshjes Dallku.
Dukagjini renditet në vendin e tetë me 11 pikë pas 12 ndeshjeve, ndërsa në xhiron tjetër e pret Feronikelin.