Loret Sadiku ka shënuar gol për skuadrën e Kasımpaşa.
Sadiku e realizoi të shtunën golin e parë me skuadrën sivjet në elitën e futbollit të Turqisë.
Kasımpaşa fitoi ndaj Yeni Malatyasporit me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të. Ishte fitorja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Hakan Kutlu, dhe e para për skuadrën pas tetë ndeshjeve.
Sadiku shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 54’të.
Mesfushori defensiv ka zhvilluar 10 ndeshje sivjet në Superligën e Turqisë.
Hadërgjonaj është pjesë e Kasımpaşa po ashtu, por nuk figuroi fare në listën e lojtarëve te kjo skuadër.